Shtypi nuk kursen Italinë pas eliminimit në Bosnje

- Bota Sot

Shtypi nuk kursen Italinë pas eliminimit në Bosnje

Shtypi italian nuk ka kursyer Italinë pas disfatës që pësoi mbrëmjen e kaluar në Zenica ku dështoi që të kualifikohej për herë të tretë radhazi në fazën finale të Botërorëve.

“La Gazzetta dello Sport”, “Corriere dello Sport” dhe “La Repubblica” kishin zgjedhur thuajse një titull të njëjtë:

“Të gjithë në shtëpi!”.

Ndërsa “Corriera della Sera” shkruante për një “mallkim” të italianëve.

Për “Il Tempo”, kualifikimi në Botëror është kthyer në një “psikodramë” për Italinë.  

“Leggo” shkonte edhe më tutje me titullin e zgjedhur: “Jashtë Bote”!



Lexoni të gjitha në Bota Sot