Zi në futbollin shqiptar teksa mësohet se është ndarë nga jeta ish gjyqtari i njohur i FIFA-s, Hiqmet Kuka.
Lajmin e ka bërë me dije presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që përmes një postimi në kanalin zyrtar, njofton vdekjen e të ndjerit duke i shprehur ngushëllimet familjes.
Në facebook-un e tij, kreu i FSHF-së shkruante: “Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Hiqmet Kukës, një prej emrave më të shquar të arbitrimit shqiptar dhe një figurë që i dha shumë futbollit tonë.
Kontributi i tij si arbitër i FIFA-s dhe profesionalizmi që e karakterizonte do të mbeten një referencë për brezat e rinj.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kuka, miqve dhe gjithë komunitetit të arbitrimit. U prehtë në paqe!”