Kombëtarja e Kosovës ka humbur mundësinë për kualifikimin historikë në Kupën e Botës 2026, pasi u mposht nga Turqia në ndeshjen vendimtare të play-off-it, me rezultati 1-0, në një përballje ku fituesi siguronte kualifikimin.
Ndërkohë në faqen e tij zyrtare, në Istagram përmes një postimi ka reaguar lojtari i Kombëtares të Kosovës, Fidan Aliti i cili tregoi se si Kombëtare besuan deri në sekondat e fundit për fitore dhe falënderoi të gjithë tifozët për mbështetjen.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, mes Kosovës dhe Turqisë, Aliti u inkuadrua në lojë për ta zëvendësuar, në minutën e 80’ lojtarin Albian Hajdarin, pas lëndimit që mori në kokë.
Kosova ishte afër kualifikimit historik për në Kupën e Botës 2026, për herë të parë, por pësoi disfatë nga Turqia me rezultat 1-0.
Ky është postimi i plotë i tij në Instagram:
“U mbyll kapitulli për Botërorin 2026. Jam krenar për çdo njërin që ka qenë në këtë rrugëtim në këtë kampanjë kualifikuese. Kush ka menduar pas ndeshjes së parë ndaj Zvicrës se do të jemi në finale të Play-Off? Askush, por ne besuam deri në sekondën e fundit dhe donim të shkruajmë histori për popullin tonë. Për momentin jam i zhgënjyer si unë dhe shokët e ekipit kombëtar, por pas disa dite do të kalojë zhgënjimi dhe do të jemi të gjithë krenar për rrugëtimin tonë. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe Forca”.