Konate tregon formulën e suksesit

- Bota Sot

Konate tregon formulën e suksesit

Mbrojtësi i Liverpul, Ibrahima Konate foli për sfidat që ekipi i tij ka pasur këtë sezon.

Sipas tij, disa kritika janë të pritshme pasi klubi sapo fitoi ligën sezonin e kaluar dhe tani po ndërton një skuadër për të ardhmen.

“Ne sollëm lojtarë të rinj dhe nuk mund të luanim direct mirë që nga ndeshja e parë”, u shpreh Konaté për ‘ESPN’.

Ai shtoi se tifozët duhet të jenë të qetë, pasi koha dhe përshtatja e të rinjve do të sjellin sukses.

“Dy vite më parë luanim në Europa Ligë, por tani njerëzit nuk flasin më për atë.

Kjo është pjesë e suksesit. Ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe suksesi do të vijë,” përfundoi Konate.

Ndërkaq, sipas raportimeve të “The Times”, sulmuesi suedez Isak shpreson të rikthehet në stërvitje me ekipin më vonë gjatë kësaj jave. Rikthimi i tij pritet të forcojë sulmin dhe të sjellë më shumë opsione për Slot.

Tifozët presin me padurim të shohin yllin suedez përsëri në aksion dhe të ndihmojë ekipin për sfidat e radhës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot