Hoffenheimi ngushëllon yjet e Kosovës pas humbjes

- Bota Sot

Hoffenheimi ngushëllon yjet e Kosovës pas humbjes

Kombëtarja e Kosovës u mposht mbrëmë me rezultat minimal 1-0 në shtëpi nga Turqia në finale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.

Nga minuta e parë në këtë ndeshje u paraqitën edhe dy yjet e Hoffenheimit, Albian Hajdari dhe Fisnik Asllani.

Hajdari u detyrua të largohej nga fusha para kohës për shkak të një lëndimi të pësuar, ndërsa Fisnik Asllani pavarësisht paraqitjes së mirë, nuk ia doli të shënojë.

Pas përfundimit të ndeshjes tashmë ka reaguar edhe faqja zyrtare e klubit gjerman, e cila i ka ngushëlluar yjet e Kosovës për eliminimin e dhimbshëm.

“Mbani kokën lart, Albi, Fis dhe Leon.

Edhe pse nuk funksionoi në fund, ju duhet të ndiheni krenar për paraqitjet tuaja në kualifikueset e Kupës së Botës.

Dhe shërim të shpejtë Albi”, ka shkruar faqja e Hoffenheimit.

Vlen të theksohet që Hoffenheimi do të rikthehet sërish në aksion të shtunën, kundër Mainzit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot