“The New York Times” me vlerësimin se Kosova do të rikthehet

- Bota Sot

“The New York Times” me vlerësimin se Kosova do të rikthehet

Gazeta “The New York Times”, pas lajmit paralajmërues një ditë para fianles së ‘Play-off’ për kualifikim në Kupën e Botës 2026, që Kombëtarja e Kosovës e humbi të martën mbrëma nga Turqia në stadiumin “Fadil Vokrri”, i ka kushtuar një tjetër shkrim Kosovës për atmosferën në Prishtinë dhe ka analizuar lojën historike të “Dardanëve” pas pranimit në UEFA e FIFA në 2016.

Gazeta e njohur amerikane, megjithatë vlerëson se pavarësisht thyerjes së zemrave të djelmoshave dardanë, pas disfatës ku patën rastë për të shënuar, Kosova do të ngrihet përsëri për shkak të cilësisë që ka ajo dhe përkrahjes së madhe të tifozëve.

Tutje NYT-i ka përshkruar sesi disa tifozë të Kosovës lojtarëve turq, të cilët ishin të vendosur në një hotel në qendër të kryeqytetit, u munduan t’ua prishin gjumin, me shpresën që kjo do të ndikonte në paraqitjen e tyre në fushë.

“Filloi me një shpërthim, ose më saktë me dhjetëra shpërthime, përmes dy breshërive fishekzjarrësh të fuqishme që të hapnin veshin, të cilët ndriçuan errësirën kur u hodhën pranë hotelit të Turqisë në orën 1 të mëngjesit natën para ndeshjes” – shkruan “The New York Times”.

Ndërkohë, gazeta shkroi edhe për “thyerjen e zemrës së nikoqirëve”, por sa të mirë ishin Yildiz e Guler, duke iu referuar kështu Kenan Yildizit lojtarit të Juventusit si dhe Arda Gulerit të Real Madridit, ndër yjet më të mëdhenjë të Turqisë.

“Prishtina u ofroi mikpritje të ngrohtë tifozëve turq, por mikpritja nuk u zgjat deri në një gjumë të mirë për ekipin e tyre. Tifozët vendas u përpoqën të përdornin çdo avantazh që mund t’i jepnin ekipit të tyre jofavorit në këtë përpjekje historike për kualifikim për herë të parë Kupën e Botës” – shtoi NYT.

Më tutje u shkrua për përballjen futbollistike madhështore Kosovë - Turqi se si përgatitjet filluan që herët në mëngjes, tek sheshi qendror i emëruar në kuadër të komandatit, dëshmor i UÇK-së.

“Deri në orën 8 të mëngjesit, punëtorët po përgatitnin sheshin qendror Zahir Pajaziti, i cili mban emrin e një komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një ekran gjigant televiziv u ngrit për mijëra mbështetës që nuk do të gjenin një vend në stadiumin Fadil Vokrri me kapacitet prej 13,000 vendesh” – shkruan gazeta njujorkeze.

Në shkrimin e saj NYT përshkroi edhe lidhjet e fuqishme të Kosovës me SHBA-në, të cilat patën rol vendimtar gjatë luftës si dhe Pavrësimin e Kosovës nga Serbia më 2008.

“Të gjithë ishin të dëshpëruar që ekipi i tyre të kualifikohej për turneun në SHBA, pjesërisht sepse shumëkush në vend ende ka dashuri të thellë për rolin e saj në historinë e Kosovës. Prishtina ka bulevardin ‘Bill Clinton’, një shtatore të presidentit dhe një nga këngët popullore të kënduara para fillimit të ndeshjes ishte ‘Thank you, USA” – shkruan NYT.

Në fund, gazeta e njohur amerikane përfundoi shkrimin duke treguar për performancën e Kombëtarës së Kosovës, se si goditja e Asllanit rriti shpresat tek tifozët, duke i krahasuar brohorimat e tifozëve në atë çast të cilat ishin më të larta se fishekzjarrët e hershëm.

“Performanca e tyre e guximshme në pjesën e parë i rriti shpresat edhe më shumë. Kur gjuajtja e Asllanit u prek në traversë nga Cakir, nivelet e decibelëve ishin po aq të larta sa ato fishekzjarrët e hershëm” – shkroi tutuje gazeta NYT.

Në fund njujorkezja humbjen e Kosovës ndaj Turqisë, e cilësoi si “një natë zemërthyerje”, pasi që pati një rikthim të vonë por që nuk i’a doli të triumfonte.

“Megjithatë, sa më shumë që loja zgjaste, aq më shumë Turqia filloi të dominonte. Pati një rikthim të vonë që rriti shkurtimisht shpresat lokale, por nuk ishte e destinuar të ndodhte. Kosova do të kthehet, por kjo ishte një natë zemërthyerjeje në Prishtinë” – përfundoi “The New York Times”.

Kosova ishte afër kualifikimit historik për në Kupën e Botës 2026, për herë të parë, por pësoi disfatë nga Turqia me rezultat 1-0. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot