Renditja e FIFA-s ka një kryesues të ri, Argjentina vazhdon rënien

- Bota Sot

Renditja e FIFA-s ka një kryesues të ri, Argjentina vazhdon rënien

Ndeshjet e muajit mars janë mbyllur këtë të martë dhe tashmë vjen koha e bilanceve për ekipet të cilat shkojnë si favorite për të fituar Kupën e Botës që zhvillohet këtë verë.

Një imazh të qartë mund ta japë edhe renditja e FIFA-s.

Pas dritares së ndeshjeve të marsit është përcaktuar edhe 10-shja e vendeve të para në listë, ku tashmë drejt Botërorit do të shkohet me një lider të ri.

Franca mundi 2-1 Brazilin dhe 3-1 Kolumbinë në miqësore dhe ia doli që të merrte vendin e parë që mbahej më parë nga Spanja, për shkak se kjo e fundit u ndal në barazim pa gola nga Egjipti.

Ndërkohë, pikët e fituara këtë muaj nga Argjentina me miqësoret ndaj Mauritanisë dhe Zambias, nuk e ndihmuan që të ngjiste shkallët në renditje, pasi ajo ka zbritur në vendin e tretë.

Sa i përket 10-shes së parë, vendet e tjera që kanë pësuar lëvizje janë Portugalia me Brazilin, që kanë shkëmbyer pozicionet me europianët që janë ngjitur në vendin e 5-të dhe latino-amerikanët që kanë zbritur në vendin e gjashtë.

RENDITJA TOP 10

1 Francë
2 Spanjë
3 Argjentinë
4 Angli
5 Portugali
6 Brazil
7 Holandë
8 Marok
9 Belgjikë
10 Gjermani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot