Në prag të përballjes me Flamurtarin

- Bota Sot

Në prag të përballjes me Flamurtarin

Në prag të përballjes me Flamurtarin, një tjetër element i rëndësishëm për Tirana lidhet me situatën e kartonëve të verdhë, që mund të ndikojë drejtpërdrejt edhe në ndeshjen pasardhëse ndaj Egnatias.

Janë plot pesë lojtarë bardheblu në rrezik pezullimi, pasi kanë nga tre kartonë të verdhë dhe nëse ndëshkohen në këtë takim, do të mungojnë në sfidën e radhës Rimal Haxhiu, Ermal Meta, Angjelo Tafas, Luçiano Vera, Bazilio Ndong. \

Kjo situatë vendos stafin teknik përballë një dileme të qartë.

Të aktivizojë titullarët e zakonshëm dhe të rrezikojë mungesa të rëndësishme ndaj një kundërshtari direkt si Egnatia, apo të menaxhojë minutazhin e tyre për të shmangur pezullimet.

Në veçanti, prania e lojtarëve si Vera dhe Ndong në mbrojtje është thelbësore për ekuilibrin e skuadrës, ndërsa Haxhiu mbetet një opsion i rëndësishëm në repartin ofensiv.

Një karton i vetëm mund të prishë planet për ndeshjen e ardhshme, çka e bën edhe më delikate qasjen në këtë takim. Për më tepër, duke qenë se përballja me Flamurtarin pritet të jetë e fortë dhe me shumë duele fizike, rreziku për ndëshkime është real.

Kjo mund të ndikojë edhe në mënyrën si lojtarët do të futen në duele, ndoshta me më shumë kujdes se zakonisht. Jo vetëm rezultati ndaj Flamurtarit, por edhe menaxhimi i kartonëve do të jetë kyç për Tiranën, në një moment të sezonit ku çdo detaj qoftë në fushë apo në aspektin disiplinor, mund të bëjë diferencën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot