Ikona e Kombëtares “zyrtarizon” kandidaturën

- Bota Sot

Ikona e Kombëtares “zyrtarizon” kandidaturën

Kombëtarja e Shqipërisë mund të fillojë një revolucion në verë.

Trajneri Silvinjo ka kontratë të vlefshme deri në korrik, ndërsa për të ardhmen e stolit mbetet për t’u vendosur.

Klodian Duro ka hedhur sot kandidaturën e tij për Shqipërinë.

Ikona e kuqezinjve në fillimin e viteve 2000, është aktualisht pa një ekip.

Për herë të fundit drejtoi Lirinë e Prizrenit në Ligën e Parë të Kosovës.

48-vjeçari ka drejtuar po ashtu Kukësin, Kamzën, Luftëtarin, Feronikelin, Lushnjën dhe Gjilanin.

Gjatë karrierës së tij si trajner ka fituar vetëm një trofe. Pikërisht me Kukësin triumfoi në Kupën e Shqipërisë, ndërsa ishte viti 2016.

Me 77 paraqitje si lojtar te Shqipëria mban vendin e pestë sa i përket ndeshjeve të luajtura. Më shumë numërojnë Elseid Hysaj, Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Altin Lala.



Lexoni të gjitha në Bota Sot