Akuza të rënda nga Rudi Vata

- Bota Sot

Akuza të rënda nga Rudi Vata

Rudi Vata ka folur pas eksperiencës së hidhur të Shqipërisë në “play off” të Botërorit. Polonia eliminoi kuqezinjtë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinale.

Dje ndërkohë u luajt miqësorja ndaj Ukrainës, e cila po ashtu u humb.

Vata u tregua i ashpër, për çfarë duhet të bëhej ndryshe te Kombëtarja.

Çfarë duhet të bënte Shqipëria, për t’u ngjitur edhe më lart?

“Mentaliteti, mendoj se çdo gjë lidhet me mentalitetin.

Shqipëria vazhdon të jetë vendi ku gjërat bëhen me mik, bëhen me ndërhyrje dhe me nepotizëm.

Unë mendoj që institucioni i Federatës Shqiptare të Futbollit është shumë i rëndësishëm si institucion. Nuk duhet trajtuar si kooperativë bujqësore.

Në një institucion të tillë, duhet të ndërtosh mentalitet profesionisti dhe të punosh në këtë lloj energjie”, u shpreh Rudi Vata.



Lexoni të gjitha në Bota Sot