Rekordi turpërues që vendosi Italia vështirë të thyhet

- Bota Sot

Rekordi turpërues që vendosi Italia vështirë të thyhet

Italia ka përjetuar një tjetër natë turpi në play-off të Botërorit, duke humbur për të tretin edicion radhazi mundësinë për të marrë pjesë në fazën finale të turneut.

Dhe duke e bërë një gjë të tillë, kanë vendosur një rekord të padëshiruar i cili vështirë se mund të thyhet.

Italia është bërë përfaqësuesja e parë e cila ka fituar të paktën një Kupë Bote, e cila nuk merr pjesë në tre edicione radhazi të Botërorit.

Askush nga fitueset e mëparshme nuk e ka pësuar një dështim të tillë për kaq shumë vite më radhë.

Argjentina në fakt nuk ka marrë pjesë në edicionet 1938, 1950 dhe 1954, por në të cilat nuk luajti në kualifikuese por u tërhoq. Në të vërtetë, mungesa e vetme për moskualifikim e saj është në edicionin e vitit 1970.

Edhe Franca ka pasur momente me luhatje, por maksimumi ka arritur të mungojë në dy edicione radhazi, 1970-1974 dhe 1990-1994. Anglia ka munduar në dy edicionet radhazi 1974 dhe 1978. Spanja ka munguar dy herë në edicionet 1954-1958 dhe 1970-1974.

Që atëherë, nuk kanë munguar më në asnjë Botëror dhe tashmë e nisin si favorite për fitoren.

Edhe Uruguai i vogël nuk ka bërë më keq se Italia, pasi është ndalur dy herë në mungesën e dyfishtë, në 1978-1982 dhe 1994-1998.

Më pas janë Gjermania që u përjashtua vetëm nga Botërori 1950 për shkak të krimeve të Luftës së Dytë Botërore, si dhe Brazili i cili edhe sot e kësaj dite nuk regjistron asnjë mungesë në një aktivitet të tillë, as në edicionin aktual ku humbi 6 ndeshje në kualifikuese.



Lexoni të gjitha në Bota Sot