Skuadra gjermane e ndjek lojtarin shqiptar

- Bota Sot

Skuadra gjermane e ndjek lojtarin shqiptar

Vetëm një ndeshje të luajtur për Maqedoninë e Veriut, por Imran Fetai la përshtypje të mirë.

Futbollisti i Shkendijes debutoi për Maqedoninë mbrëmë në Dublin, në ndeshjen miqësore kundër Irlandës, e cila mbyllet baras (0:0).

Këtë e konfirmoi vetë trajneri Goce Sedloski, i cili e vlerësoi publikisht Fetain në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Sot, vjen informacioni se Imran Fetai u ndoq mbrëmë nga skautët e ekipit gjerman Mainz, i cili aktualisht është në pozicionin e njëmbëdhjetë në tabelën e Bundesligës.

Sipas “Sportsport”, jo vetëm që skautët ishin të kënaqur me atë që panë, por Mainz së shpejti do ti bëjë ofertë zyrtare Shkëndijës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot