Futbollisti turk flet për Kosovë: Isha në gjumë, ja çfarë erdhi drejt në dhomë

- Bota Sot

Futbollisti turk flet për Kosovë: Isha në gjumë, ja çfarë erdhi drejt në dhomë

Futbollisti Kerem Akturkoglu është duke festuar kualifikimin e Turqisë në Kampionatin Botëror, por befasi është se ai mundohet të bëjë filma për atë që ka përjetuar sidomos kur ishte në gjumë në njërën nga dhomat e hotelit në Prishtinë.

Autori i golit ka folur për mediumin turk “Fanatik” duke thënë se ata hodhën diçka si bombë direkt në dhomë!

"Më lejoni tju tregoj çfarë ndodhi mbrëmë.

Isha në gjumë.

Rreth orës 00:30-01:00 të mesnatës, fillimisht fishekzjarrë, pastaj diçka si bombë erdhi drejt e në dhomën tonë.

Jo lart, por brenda. Por ne do të bëjmë atë që është e nevojshme në fushë.

Sidomos nëse i zemëroni turqit si ne, ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë!", kështu ka thënë futbollisti turk.
 



Lexoni të gjitha në Bota Sot