Italia bëhet gati për të ardhmen,

- Bota Sot

Italia bëhet gati për të ardhmen,

Federata Italiane e Futbollit dhe posti i komisarit teknik të kombëtares A mund të konsiderohen vende vakante pas dështimit të tretë të Italisë në eliminatoret e Botërorit.

Edhe pse pas ndeshjes si Gravina dhe Gattuso nuk pranuan që të flisnin për të ardhmen, presioni në rritje në orët në vazhdim ka bërë që diçka të ndryshojë.

Kështu Federata Italiane e Futbollit pritet që të për një kohë të caktuar të drejtohet nga një “i komanduar”.

Ky i fundit do të drejtojë këtë insititucion deri në momentin që do të mbahen zgjedhjet e zakonshme. Ministri i Sportit italian, Andrea Abodi ka thënë se reforma duhet të jetë më e thellë nëse Gravina do të dorëhiqet.

Për këtë motiv mendohet se “i komanduari” mund të jetë një figurë si Paolo Maldini.

Me ndryshimin në kreun Federatës Italiane të Futbollit i pashmangshëm do të jetë edhe ndryshimi në stolin e kombëtares. Gattuso është thuajse jashtë projektit dhe për ta zëvendësuar kandidatura të forta janë dy: Antonio Conte dhe Max Allegri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot