Në Serinë B italiane është një numër i konsiderueshëm i futbollistëve shqiptarë që aktivizohen nga sezoni i ardhshëm, do të jetë të paktën edhe një më shumë.
Mesfushori Armand Rada është ngjitur zyrtarisht me klubin e Viçenzës dhe ka qenë vetë lojtari, që me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur gëzimin për këtë arritje që ka bërë.
“Jemi në Serie B! Një arritje që nuk erdhi rastësisht… falë një grupi që nuk u dorëzua kurrë.
Kjo skuadër ka qenë diçka e veçantë. Shokët e ekipit më kanë dhënë shumë, brenda dhe jashtë fushës, dhe shpresoj që edhe unë, sado pak, t’u kem dhënë diçka atyre.
Të shoh familjen time të emocionuar dhe të ndiej çdo ditë mbështetjen e tifozëve është ajo që i jep kuptim këtij suksesi të madh dhe të gjitha sakrificave të bëra.
Faleminderit të gjithëve, jam mirënjohës për këto momente që do t’i mbaj përgjithmonë me vete.
Forca Viçenza”, shkruan mesfushori shqiptar në postimin e tij pas ngjitjes në Serinë B.