Moggi i ashpër pas eliminimit: Duhet revolucion, rifillim nga zero

- Bota Sot

Moggi i ashpër pas eliminimit: Duhet revolucion, rifillim nga zero

Luciano Moggi ka lëshuar akuza të forta ndaj sistemit të futbollit italian, duke theksuar se skandali i Calciopoli i dha fund një epoke të artë.

Në një intervistë për “Radio Tutto Napoli”, ai deklaroi se pas vitit 2006, futbolli italian ka hyrë në rënie të vazhdueshme.

“Që nga Kupa e Botës 2006, me pasojat e Calciopoli, futbolli italian ka mbaruar”, u shpreh Moggi.

Ai shtoi se rezultatet e dobëta të kombëtares së Italisë janë pasqyrë e një sistemi që nuk funksionon si duhet.

Ish-drejtuesi kritikoi edhe drejtuesit aktualë, duke kërkuar ndryshime të menjëhershme. 

“Na duhet një revolucion i vërtetë dhe një rifillim nga zero”, theksoi ai, duke përmendur edhe emra si Gabriele Gravina dhe Andrea Abodi si përgjegjës për situatën aktuale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot