Ndodh në ndeshjen e femrave në Chelsea - Arsenal në Angli

- Bota Sot

Ndodh në ndeshjen e femrave në Chelsea - Arsenal në Angli

Po luhej në nivelin më të lartë të mundshëm. Ishte Liga e Kampionëve, një duel gjysmëfinal për femra mes Chelseat dhe Arsenalit, e në stadiumin “Stemford Brixh” në prani të një publiku në numër të rëndësishëm, ndodhi diçka jo edhe aq e zakonshme.

Njëra nga lojtaret mike, Kejt Mekkejb kapi për flokësh rivalen Alisa Tompson, në një ndërhyrje flagrante të gabuar. Gjithsesi, arbitrja që ishte pranë nuk dalloi gjë dhe bëri shenjë për vazhdimin e lojës.

Tensioni ishte I madh, sepse luftohej për gjysmëfinale, dhe një gabim i tillë në arbitrim solli acarimin e trajneres së Çelsit, Sonia Bompaster. Ajo protestoi aq shumë saqë mori kartonin e verdhë.

Më pas, ndërsa tensioni dhe nervat vazhduan, Bompaster u përjashtua me të verdhën e dytë dhe me të kuq. Për fat të keq, VAR nuk ndërhyri, ndonëse është I instaluar në ndeshjet e Championsit për femra.

Nëse gjithçka do të ishte bërë sipas rregullores, ylli I “topçinjve” do të merrte karton të kuq dhe Arsenali do të mbetej në inferioritet numerik, diçka që do të kishte ndikuar në rezultat.

Çelsi e fitoi ndeshjen 1-0, por në gjysmëfinale të Championsit u kualifikua Arsenali që ia kishte dalë 3-1 në ndeshjen e parë në stadiumin “Emirejts”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot