Kreshnik Hajrizi: Në fushë lamë gjithçka për ju!

- Bota Sot

Kreshnik Hajrizi: Në fushë lamë gjithçka për ju!

Mbrojtësi i Kosovës, Kreshnik Hajrizi, ka reaguar në rrjetet sociale pas humbjes minimale 0:1 ndaj Turqisë në finalen e play-offit për Kupën e Botës 2026.

Përmes një mesazhi emocional, Hajrizi theksoi përkushtimin e skuadrës dhe krenarinë për përfaqësimin e vendit, duke nënvizuar se ekipi dha gjithçka në fushë për tifozët dhe flamurin.

“Kosova ime, atë natë nuk ishte thjesht futboll… ishte një ndjenjë që të pushton krejt.

Na dhe krenari, na dhe forcë, na dhe arsye për të luftuar deri në fund.

Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo shqiptar kudo që është.

Kjo është vetëm fillimi… sepse për Kosovën, ne japim gjithmonë më shumë”, ka shkruar ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot