Dëmtim serioz për Reshat Ramadanin

- Bota Sot

Dëmtim serioz për Reshat Ramadanin

Mesfushori i Shkëndijës gjatë paraqitjes me ekipin e Maqedonisë së Veriut pëson këputje të ligamentit dhe detyrohet t’i nënshtrohet operimit.

“Mesfushori defanziv i KF Shkëndija, Reshat Ramadani, ka pësuar një dëmtim serioz gjatë ndeshjes ndërkombëtare mes Irlandës dhe Maqedonisë së Veriut të zhvilluar në Dublin.

Ramadani u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të, por qëndroi në fushë vetëm 11 minuta, pasi u detyrua të largohet për shkak të lëndimit.

Ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar dëmtim të rëndë në gjurin e këmbës së djathtë, që përfshin këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior, dëmtim të meniskut medial dhe probleme shtesë në strukturat përreth.

Lojtari pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në ditët në vijim, përpara se të nisë fazën e rehabilitimit, e cila sipas parashikimeve do të zgjasë disa muaj.

Klubi i dëshiron Reshat Ramadanit rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim më të fortë në fushat e blerta”, njofton Shkëndija.



Lexoni të gjitha në Bota Sot