Tikveshi i "vodhi" fitoren Bashkimit në minutën e fundit

- Bota Sot

Tikveshi i "vodhi" fitoren Bashkimit në minutën e fundit

Elita e futbollit të Maqedonisë së Veriut u rikthye sot pas pauzës për shkak të aktiviteteve të kombëtareve.

Ballafaqimi mes Bashkimit dhe Tikveshit në Kumanovë ka përfunduar baras 2:2 në kuadër të javës së 25-të.

Një ndeshje me dy fytyra, shumë shi dhe një fund dramatik.

Edhe pse vendasit e kishin fitoren në duart e tyre, mysafirët nga Kavadari nuk u dorëzuan deri në sekondën e fundit.

Shiu që binte pa pushim në Kumanovë e shndërroi fushën në një fushë beteje të vërtetë, gjë që i kufizoi të dy ekipet në pjesën e parë.

Së pari, Ribeiro kërcënoi për vendasit në minutën e 37-të, dhe më pas Guela u kundërpërgjigj për mysafirët, por rrjetat mbetën të qeta falë ndërhyrjeve të sigurta të portierëve.

Spektakli i vërtetë filloi pas pushimit. Tikveshi goditi i pari në minutën e 53-të: Stojanov goditi shtyllën, dhe Sila ishte më i shkathti, 0:1.

Bashkimi menjëherë kaloi në ofensivë dhe, pas ndërhyrjes së VAR, u akordua penallti pas një prekjeje me dorë nga Kamara.

Avornio mori përgjegjësinë, por gjuajti mbi portë, shpërdoroi rastin më të mirë për Bashikimin.

Megjithatë, kjo zgjati vetëm 60 sekonda! Në sulmin e radhës, pasi topi u devijua nga gjuajtja e Ribeiros, Avornio e futi topin në rrjetë për 1:1.

Euforia në Kumanovë arriti kulmin në minutën e 74-të. Alimi realizoi një kundërsulm të shpejtë, Ribeiro i shërbeu Avornios, i cili solli një kthesë të plotë dhe një epërsi 2:1 me golin e tij të dytë në ndeshje.

Tikveshi ishte në dy gjunjë, veçanërisht pasi Stojanov kishte goditur më parë traversën.

Por skuadra nga Kavadari barazoi në fund, Laval i tronditi tifozët vendas me një gjuajtje të saktë dhe barazoi rezultatin në 2:2.

Bashkimi renditet në vend të gjashtë me 36 pikë, një më pak se Tikveshi që gjendet një pozitë më lart.



Lexoni të gjitha në Bota Sot