Ernest Muçi reagon për herë të parë

- Bota Sot

Ernest Muçi reagon për herë të parë

Sulmuesi Ernest Muçi, u largua nga Kombëtarja të dielën që lam pas, ndërsa nuk ishte i disponueshëm për miqësoren Ukrainë – Shqipëri. Federata Shqiptare e Futbollit doli me komunikatë zyrtare se 25-vjeçari pas rezonancës magnetike, u evidentua një edemë në nivelin e muskulit.

Menjëherë pas këtyre rezultateve, ish-sulmuesi i Tiranës u nis drejt Turqisë te klubi i Trabzonspor, me qëllim kontroll më të imtësisht dhe fazën e riaftësimit. Në prag të ndeshjes Trabzonspor – Galatasaray, e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Turqisë, vetë Muçi ka folur për herë të parë në lidhje me dëmtimin, madje duke befasuar jo pak:

“Do të luaj në derbi me çdo kusht.

Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit.

Dua të ndihmoj skuadrën dhe t’u japim tifozëve një fitore të madhe”.

Kjo deklaratë nga shqiptari bën me “krahë” tifozët e skuadrës nga Trabzoni.

Diferenca mes ekipeve në fjalë është 4 pikë dhe një fitore e mundshme nga skuadra e Fati Tekke do hapte “llogaritë” e titullit.

Përsa i takon Ernest Muçi te Shqipëria, edhe pse ai u thirr me “bujë”, luajti vetëm 8 minuta kundër Polonisë, ndërsa nuk mundi të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes, e pasuar me eliminin nga “Play-Off”-i i Kupës së Botës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot