Imran Fetai: Jam i kënaqur me paraqitjen time ndaj Irlandës

- Bota Sot

Imran Fetai: Jam i kënaqur me paraqitjen time ndaj Irlandës

Parmbrëmë në ndeshjen ndaj Irlandës në Dublin, debutimin e tij me fanellën e Maqedonisë, e kishte mbrojtësi shqiptarë nga Gostivari, Imran Fetai.

Bëhet fjalë për një futbollistë 23-vjeçar, i cili me shumë gjasa po zhvillon sezonin e tij të fundit me fanellën e Shkëndijës.

“Më duhet të them se jam shumë i lumtur për debutim.

Si ndeshje e parë, mendoj se kam luajtur mirë.

Gjithsesi që shpresoj të vazhdoj kështu. Irlanda ishte një skuadër e fortë, dhe neve duheshe patjetër të luanim ashtu, dhe ashtu bëmë.

Mendoj se kemi luajtur mirë dhe se nuk na rrezikuan, njëjtë sikurse edhe ne që nuk i rrezikuam ata. Ishte një ndeshje e luftuar dhe mendoj se në fund që të gjithë ishim të lumtur nga epilogu final i këtij takimi” – tha Imran Fetai, vlera e të cilit në tregun euopian të futbollit, gjithnjë sipas “transfermakt”, kap shifrën e 600 mijë eurove.



Lexoni të gjitha në Bota Sot