Dy vendet e fundit në renditje, Tirana dhe Flamurtari, do të luajnë të premten në Vlorë.
Një sfidë për mbijetesë për dy nga ekipet më të njohura në Shqipëri, por që po kalojnë momente të vështira.
Trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, thotë se do të jetë një sfidë e luftuar për shkak të objektivit të përbashkët të skuadrave.
“Është ndeshje e rëndësishme për ne.
Për pozicionin ku jemi.
Mendoj se do të jetë një ndeshje e luftuar dhe e bukur për t’u parë”, tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.
Pushimi për ndeshjet e Kombëtares i ka shërbyer Tiranës, pasi janë rikthyer nga dëmtimi Xhixha dhe Tabeku.
Në javën e 30 të Superiores, përballjet më interesante janë ato për katërshen e parë të renditjes, Partizani – Vllaznia dhe Dinamo – Elbasani, që do të luhen të shtunën.