Pikford prish rekordin e veçantë me Anglinë

- Bota Sot

Pikford prish rekordin e veçantë me Anglinë

Xhordan Pikford ka regjistruar prishjen e një rëkordi personal të veçantë. Ai është njëri nga portierët më të mirë në botë me Ervertonin, në një kohë që mban vendin e titullarit edhe te Kombëtarja e Anglisë.

Mirëpo ja që gardiani i portës angleze, të martën mbrëma pësuar golin e parë në kombëtare, pas gati dy viteve “thatësirë”. Pickford pësoi gol në ndeshjen miqësore ndaj Japonisë, ku Anglia regjistroi humbje me rezultatin 1-0.

Hera e fundit kur 32- vjeçari u mposht me kombëtaren, ishte më 10 tetor të vitit 2024, në ndeshjen ndaj Greqisë, derisa për 10 ndeshje sa ishte titullar deri më tani, e mbajti portën e paprekur.

Kështu, Anglia, përfaqësuesja e parë evropiane që u kualifikua për Kupën e Botës më 14 tetor 2025, konsiderohet një nga favoritët për turneun e ardhshëm që luhet këtë verë.

Mirëpo duket se tashmë është vendosur disi në diskutim, nëse ‘Tre Luanët’ mund ta pretendojnë ende këtë status. Pasi arritën një barazim kundër Uruguajit të premten (1-1) në “Uembli”, të besuarit e Tuhel humbën ndaj Japonisë. E renditur e katërta në botë në renditjen e FIFA-s, Anglia u mposht me meritë nga skuadra e renditur e 18-ta, që u shfaq e rrezikshme në pothuajse çdo sulm.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi pasi Palmer, duke luajtur në rolin e numrit 10, e dorëzoi topin. Dhe lojtari i Çelsit ishte veçanërisht i pafrymëzuar, ashtu si edhe Foden, i panjohshëm si një “9 fals”. E kështu që me Kejn dhe Saka që mungonin,

‘Tre Luanët’ lanë mjaft për të dëshiruar sa i takon sulmit. Kurioz ishte fakti se vetëm në minutën e 78-të ata regjistruan gjuajtjen e tyre të parë në portë, pas një përpjekje e fuqishme nga Rashford, i hyrë në fushë si zëvendësues.

Kështu, Japonia ia doli ta mposhtte Anglinë për herë të parë në historinë e saj, duke u bërë një nga befasitë e mundshme për Kupën e Botës. Veçanërisht duke pasur parasysh se kjo fitore vjen pas asaj në Skoci (0- 1) të shtunën, si dhe asaj kundër Brazilit (3-2) në Tokio më 14 tetor.

Kjo ishte pikërisht edhe data, kur Anglia siguronte vendin e saj në Botëror, mes një entuziazmi ngjitës, që tani duket si… një kujtim i largët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot