Brajan Gruda edhe njëher ia ka mbyllur derën Kombëtares së Shqipërisë.
21-vjeçari ka publikuar disa fotografi nga ndeshja e fundit me U21 të Gjermanisë, ku luajti kundër Irlandës së Veriut, në kualifikueset për Kampionatin Evropian U21.
Gruda ka shkruar se është krenar që përfaqëson Gjermaninë.
”Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë, një pengesë e vogël, por i kënaqur me rezultatet. Kthehem së shpejti.”, ka shkruar Brajan Gruda./IO