Borussia Dortmund i vendos çmimin dhëndrit të Kosovës

- Bota Sot

Borussia Dortmund i vendos çmimin dhëndrit të Kosovës

Borussia Dortmund pritet të bëjë shumë ndryshime në ekipin aktual gjatë afatit kalimtar së verës. 

Nga verdhezinjtë pritet të ketë disa largime të bujshme, një prej tyre pritet të jetë edhe Karim Adeyemi, ndryshe dhëndri i Kosovës

Sipas “Sports BILD”, duke ditur që kontrata e sulmuesit gjerman skadon në vitin 2027 dhe ai nuk ka pranuar rinovimin, klubi verdhi ka vendosur ta nxjerrë në shitje këtë verë, për të mos rrezikuar largimin falas një vit më pas.

Çmimi i vendosur nga Dortmund për të lënë të lirë sulmuesin 24-vjeçar është shifra 50 milionë euro. Adeyemi këtë seozn ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 5 asiste për verdhezinjtë.

Destinacioni i ri për “dhëndrin shqiptar”, pasi është bashkëshorti i këngëtares shqiptare, Loredana Zefi, pritet të jetë Premier League, ku e kërkojnë klube si Tottenham dhe Aston Villa.



Lexoni të gjitha në Bota Sot