Paralajmërohen gjoba për KEDS për njehsorë të skaduar

- Gazeta e Prizrenit

Paralajmërohen gjoba për KEDS për njehsorë të skaduar

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se pas verifikimeve laboratorike janë konstatuar parregullsi te njehsorët elektrikë, përfshirë përdorimin e pajisjeve me afat të skaduar dhe devijime në kohë.

Megjithatë, matja e energjisë ka rezultuar e saktë dhe pa ndikim në faturim.

Në bazë të këtyre gjetjeve, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut pritet të shqiptojë gjoba ndaj KEDS-it, ndërsa ZRRE do të ndërmarrë masa për korrigjimin e devijimeve.


Ndërkohë, vetëm në dy ditë janë regjistruar mbi 200 ankesa nga konsumatorët./GS



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit