E papritur për Kristjan Asllanin pas Kombëtares

- Bota Sot

E papritur për Kristjan Asllanin pas Kombëtares

Kristjan Asllani pritet të jetë në stol ndaj Fenerbahçes.

Trajneri Sergen Jalçin do të befasonte kështu mesfushorin shqiptar, pikërisht para ndeshjes më të rëndësishme.

Për sfidën e së dielës, më 5 prill, projektohet ky ndryshim në mesfushën e Beshiktashit.

Asllani kishte fituar vendin e titullarit të padiskutueshëm te Beshiktashi.

Po ashtu rezultatet pozitive nuk kanë munguar, ndërsa në rast fitoreje ndaj Fenerbahçes mund të ëndërrohet vendi i dytë.

Ky vendim do të vinte fill pas pushimit për shkak të kombëtareve. Asllani i luajti të plota të dyja ndeshjet ku kuqezinjtë u mposhtën.

Po ashtu gjatë kësaj kohe është treguar se Beshiktashi pret ulje nga Interi, për të blerë kartonin e Asllanit.

Nëse ky i fundit qëndron në stol ndaj Fenerbahçes, atëherë skenare të tjera dalin në horizont.



Lexoni të gjitha në Bota Sot