Ekstradohet nga Franca për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

- Gazeta e Prizrenit

Ekstradohet nga Franca për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 02.04.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar  nga Franca për në Kosovë.

I dyshuari ishte  arrestuar nga autoritete zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe  bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre Franceze.

I dyshuari pas ekstradimit, i është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore,  shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit