Ish-futbollisti i Realit përfundon në spital pas ndeshjes kundër Francës

- Bota Sot

Ish-futbollisti i Realit përfundon në spital pas ndeshjes kundër Francës

Hames Rodrigez është shtruar në spital në Minesota, SHBA, pas një ndeshjeje miqësore që luajti për Kafeteros kundër Francës.Ish-lojtari i Real Madridit nënshkroi së fundmi një kontratë afatshkurtër (deri më 30 qershor) me Minnesota United dhe luajti 63 minuta në humbjen 3-1 të Kolumbisë ndaj Francës në një ndeshje përgatitore për Kupën e Botës.

Fatkeqësisht, ylli kolumbian pësoi dehidratim të rëndë pas ndeshjes kundër Francës, siç u njoftua nga Federata Kolumbiane e Futbollit.

Megjithatë, Rodrigez nuk shfaqi menjëherë simptoma, vetëm deri në kthimin e tij në Minneapolis:

“Është konfirmuar, pas vendosjes së komunikimit me një qendër mjekësore në shtetin e Minesotës, se mesfushori mbetet nën vëzhgim profesional për shkak të një gjendjeje mjekësore që nuk lidhet me aktivitetin e tij sportiv”, deklaroi federata në një deklaratë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot