Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev tha të premten se Moska duhet të heqë dorë nga “qëndrimi i saj tolerant” ndaj anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në BE.
“BE-ja nuk është më vetëm një bashkim ekonomik. Ajo mund të transformohet, dhe mjaft shpejt, në një aleancë ushtarake të plotë, një aleancë hapur armiqësore ndaj Rusisë dhe në disa mënyra më të keqe se NATO”, tha Medvedev.
Sipas tij është koha të heqin dorë nga qëndrimi tolerant ndaj fqinjëve tw tyre që po i bashkohen asaj që tani është një Bashkim Evropian ushtarako-ekonomik.
Medvedev tha se nuk besonte se Shtetet e Bashkuara do të largoheshin nga aleanca ushtarake e NATO-s, por se Uashingtoni mund të bënte lëvizje simbolike, të tilla si ulja e numrit të trupave amerikane të vendosura në anëtarët e tjerë të NATO-s.
Ai shtoi se përçarjet e dukshme brenda NATO-s mund ta shtyjnë BE-në drejt bërjes më shumë sesa thjesht një bashkim ekonomik.