Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave dhe provave lidhur me dyshimet për parregullsi në njehsorët elektrikë të KEDS-it, që mund të mos matin saktë energjinë e shpenzuar.
Rasti dyshohet të përbëjë vepër penale “Mashtrimi” sipas Kodit Penal të Kosovës, ndërsa hetimet përfshijnë edhe veprime ndaj zyrtarëve të KEDS-it.