Goni: Në Strumicë për rezultat pozitiv

- Bota Sot

Goni: Në Strumicë për rezultat pozitiv

Futbollisti i Arsimit, Marcel Goni, mbetet plotësisht i fokusuar dhe i motivuar përpara sfidës së sotme kundër AP Brera në Strumicë, duke theksuar se skuadra udhëton me një qëllim të qartë-fitimin e pikëve.

“Jam i lumtur për golin e shënuar dhe për fitoren kundër Vardarit, sepse ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne.

Ajo fitore na solli besim shtesë, por tani e gjithë vëmendja jonë është përqendruar në ndeshjen e sotme”, tha Goni.

“Në Strumicë na pret një kundërshtar i forte, por po shkojmë të përgatitur dhe të fokusuar.

Do të hyjmë në fushë për të dhënë maksimumin tonë në çdo minutë dhe për të fituar një rezultat pozitiv. Çdo pikë është e rëndësishme dhe ne e dimë shumë mirë këtë.”

Ndeshja midis AP Brerës dhe Arsimit është planifikuar për në orën 15:30, në stadiumin Blagoj Istatov në Strumicë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot