Ballkani ka sjellë një përforcim në repartin e mbrojtjes.
Bëhet fjalë për brazilianin, Bruno Oliveira nga skuadra koreane Gangwon FC.
Gjatë karrierës së tij ka luajtur në Brazil, Bosnje dhe Korenë e Jugut, duke qenë pjesë e klubeve si Shiroki Brijeg dhe Velezh, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Gangwon.
Oliveira, pritet që të bëjë debutimin e tij me “Portokallezinjtë” në ndeshjen e nesërme ndaj Dukagjinit.