Nuk nevojitet një provë tjetër për të treguar se Lionel Messi është ndër më të mëdhenjtë në histori. Ta dëgjosh nga Kylian Mbappé, me të cilin ndau dhomat e zhveshjes te PSG, e bën edhe më tërheqëse.
“Messi është një ekzagjerim”, – tha ai në podcastin “The Bridge”, me Aurélien Tchouaméni dhe Achraf Hakimi.
Vetëm admirim nga sulmuesi i Real Madridit dhe kapiteni i Francës, që mund të përballet me Argjentinën kampione bote.
Për Neymar: “Edhe ai, por nuk janë njësoj. Messi bën gjithçka mirë. Në stërvitje bënim nga 10 gjuajtje.
Unë dhe Ney shënonim 6-7 gola, ndërsa Leo shënonte 9 nga 9, të njëjtët gola si në stërvitje për fëmijë.
Nuk më besohej si e dërgonte topin në rrjetë… Një, dy, tri, katër herë…, e shikoja dhe nuk e kuptoja. Kjoq ë po them është shumë e vërtetë”.