Laporta për rinovimin e Flick: Asnjë nxitim

- Bota Sot

Laporta për rinovimin e Flick: Asnjë nxitim

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i rizgjedhur së fundmi, dha një intervistë për “Sport” ku foli për të ardhmen e Hans-Dieter Flick. Trajneri erdhi në verën 2024 dhe ka kontratë deri më 30 qershor 2027:

“Në fund të sezonit do të flasim me qetësi, nuk është e nevojshme tani.

Është një njeri shumë i ndershëm dhe profesionist. Mendoj se e meriton rinovimin, por preferon ta analizojë situatën në fund dhe të vendosë. Nëse rinovojmë edhe për një vit, kontrata e tij do të ishte e sigurt. Besoj se mendon që një kontratë shumë e gjatë mund të bëjë të duket sikur po rehatohet”.

Më tej shtoi: “Nëse rinovojmë për një vit tjetër, do ketë atë që dëshiron”.

Pra, nuk ka arsye për alarm. Vendimi duket i marrë, vetëm i shtyrë. Ndërkohë, Flick është i fokusuar te fundi i sezonit, me Barcelonën në krye të La Liga-s dhe në çerekfinalet e Champions League kundër Atletico Madridit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot