Gerrard e këshillon Salahun të largohet nga Liverpool me dinjitet

- Bota Sot

Gerrard e këshillon Salahun të largohet nga Liverpool me dinjitet

Steven Gerrard i ka kërkuar Mohamed Salah që ta mbyllë kapitullin e Liverpool në mënyrën e duhur dhe me dinjitet.

Legjenda e Liverpool ka folur për bisedën e tij me sulmuesin egjiptian para se ky i fundit të largohet nga klubi. 

Gerrard ka thënë se i ka shkruar dhe folur Salah përmes mesazheve dhe e ka këshilluar që të mos largohet nga Liverpool në mënyrë negative. “Ke qenë këtu për tetë ose nëntë vite dhe ke ndërtuar një trashëgimi. Largoju në mënyrën e duhur”, ka thënë Gerrard.

Salah e ka konfirmuar muajin e kaluar se do të largohet në fund të sezonit pas nëntë viteve dhe 255 golave për “Reds”.

Gjatë sezonit, sulmuesi kapasur një përplasje publike me trajnerin Arne Slot në dhjetor, duke deklaruar se nuk kishte marrëdhënie me të pas tri ndeshjeve radhazi jashtë formacionit.

Megjithatë, që nga rikthimi nga Kupa e Kombeve të Afrikës në janar, Salah është rikthyer si titullar në një sezon të vështirë për Liverpool.

Slot ka shprehur shpresën që largimi i Salahut të shërbejë për një përfundim të veçantë të sezonit. Liverpool është aktualisht i pesti në Premier League dhe lufton për kualifikim në Champions League. 

Slot beson se egjiptiani mund të krijojë një trashëgimi edhe më të veçantë në ndeshjet e mbetura, përfshirë çerekfinalet e FA Cup ndaj Manchester City dhe ndeshjet e Champions League ndaj Paris Saint-Germain.



Lexoni të gjitha në Bota Sot