Achraf Hakimi tregon pse zgjodhi Marokun para Spanjës

- Bota Sot

Achraf Hakimi tregon pse zgjodhi Marokun para Spanjës

Ylli i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, ka zbuluar arsyet që e shtynë të përfaqësojë Marokun në arenën ndërkombëtare, pavarësisht se ishte ftuar nga përfaqësueset e moshave të Spanjës gjatë kohës së tij te Real Madridi.

Në një deklaratë të fundit, Hakimi tregoi se kishte provuar të stërvitej për disa ditë me Spanjën, por përvoja nuk rezultoi bindëse për të.

“Te Real Madridi më thanë: ‘

Pse nuk shkon të stërvitesh për dy ose tre ditë (me Spanjën) për të parë si ndihesh?’ Shkova dhe e provova, por nuk u ndjeva rehat”, ka thënë fillimisht Hakimi.

Mbrojtësi i djathtë theksoi se vendimi i tij ishte i ndikuar nga ndjenja personale dhe lidhja familjare.

“Vendosa që të vazhdoj karrierën time edhe për hir të babait tim, me Marokun, dhe gjërat shkuan mirë atje. E zgjodha Marokun edhe para se të bashkohesha me ekipin e parë të Real Madridit; një vendim i tillë duhet marrë bazuar në atë që ndjen”, shtoi Hakimi.

Ai gjithashtu nënvizoi se zgjedhja nuk lidhet domosdoshmërisht me projektet afatshkurtra të ekipeve kombëtare.

“Është më shumë një çështje personale sesa dikush që të bind me një projekt. Sot është një trajner, nesër vjen një tjetër me një mendësi ndryshe”, përfundoi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot