Zbulohen prapaskenat në Federatën Italiane

- Bota Sot

Zbulohen prapaskenat në Federatën Italiane

Zgjedhjet e reja për postin e presidentit të Federatës Italiane janë më 22 qershor, por menjëherë pas dorëheqjes së Gabriele Gravinas kanë nisur manovrat.

Madje, ky i fundit do të punojë në fshehtësi, pasi ka marrë besimin e shumë komponentëve dhe, sipas mediave italiane, do të ndikojë në zgjedhjen e pasardhësit të tij.

I preferuari i Gravinas është Xhankarlo Abete, president i futbollit amator, dhe ka 34% të votave.

Madje, Gravina synon që dështimin t’ia faturojë edhe qeverisë, e cila nuk e ka ndihmuar sa duhet futbollin.

Një tjetër emër i fortë është Xhovani Malago, aktualisht president i Komitetit Olimpik, i mbështetur nga Liga e Serisë A.

Por ai nuk ka raport shumë pozitiv me ministrin e sportit, Abodin. Ky i fundit po lobon për Paolo Maldinin, të cilin e ka konsideruar një person të mrekullueshëm dhe të aftë për të menaxhuar situata të vështira.

Sa i përket trajnerit, mediat italiane raportojnë se federata i ka kërkuar Gattusos të qëndrojë deri në fund të qershorit për të udhëhequr ekipin në dy ndeshjet miqësore që do të zhvillojë kombëtarja italiane, dhe pas përfundimit të tyre t’i lërë vendin trajnerit të ri, ku emrat kryesorë janë Antonio Konte dhe Masimiliano Alegri. Përgjigja e Gattusos pritet javën e ardhshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot