Shkupi vazhdon me krizën e thellë të rezultateve.
25 javë të luajtura deri me tash në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll, shkupjanët nuk dijnë se çka është fitorja.
Sileksi si vendas shënoi fitore me rezultat 6:0 ndaj Shkupit.
Vendasit shpejt morën epërsinë në minutën e 5-të të ndeshjes me një gol të Adi Alic.
Në minutën e 10-të, rezultati u thellua në 2:0 me golin e Miguel Pires. Në fund të pjesës së parë, ekipi nga Kratova realizoi për 3:0 pasi Martin Mirçevski u tregua i saktë nga penalltia.
Në pjesën e dytë shënuan edhe: Baturoviq (58), Mirçevski (62’), Donov (71).
Sileksi renditet në vend të katërt me 43 pikë e Shkupi gjendet në fund me 1 barazim e 24 humbje.