Arsimi del kokulur

- Bota Sot

Arsimi del kokulur

Arsimi nga Çegrani nuk ka arritur pikë në përballjen në Strumicë, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Brera, në takimin e javës së 25-të të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll.

Kjo ndeshje ishte edhe përballja mes skuadrave që luftojnë për të ikur nga zona e barazhit, por KF Arsimi ishte i pafat.

Për vendasit shënuan: Mihailov (10 - nga penalltia), Petroviq (79’) dhe për Aersimin Goni (3’).

Brera renditet në vend të shtatë me 31 pikë, dy më shumë se Arsimi nga Çegrani që gjendet një pozitë më poshtë me 29 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot