Chiesa stërvitet rregullisht me Liverpoolin

- Bota Sot

Chiesa stërvitet rregullisht me Liverpoolin

Federico Chiesa më 23 mars u largua nga grumbullimi i Italisë, mes mbrojtjeve të trajnerit Gennaro Gattuso në konferencë dhe disa pikëpyetjeve që mbetën pezull.

“Mendjet e lojtarëve nuk janë të gjitha njësoj”, kishte thënë Gattuso. Federico Chiesa u kthye në Angli pasi mori miratimin e mjekëve.

Federata italiane e njoftoi me një komunikatë të shkurtër, që as nuk u përmend nga Liverpool FC.

Por çfarë ndodhi më pas? Ndërsa Italia eliminohej nga Bosnja, Chiesa po stërvitej me Liverpoolin.

Rregullisht në dispozicion, me synimin për t’u rikuperuar dhe për të qenë protagonist në fundin e sezonit. Këtë e konfirmoi vetë trajneri Arne Slot:

“Federico u kthye nga Kombëtarja, ku nuk mundi të luante. U stërvit me ne, do ta bëjë edhe në ditët në vijim dhe do të jetë me ne për ndeshjen e fundjavës”.

Rrjetet sociale nuk e falën.

Ky lajm zemëroi shumë italianë, ende të zhgënjyer pas eliminimit nga Bosnja. Ka nga ata që shpresojnë të mos e shohin më në Kombëtare, të tjerë ndihen të zhgënjyer apo të anashkaluar. Ka edhe nga ata që do të nisnin “spastrimin” e Kombëtares pikërisht nga Chiesa.

Me pak fjalë, në Itali dhe në rrjetet sociale nuk është pritur mirë dhe askush nuk është përpjekur ta fshehë këtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot