80 milionë euro, Leao do të largohej pa kërkuar asgjë më shumë

- Bota Sot

80 milionë euro, Leao do të largohej pa kërkuar asgjë më shumë

Gazetari i njohur italian Luka Biankin u shpreh për Milanin dhe të ardhmen e Rafael Leaos në “La Gazzetta dello Sport”.

“Le të nisim menjëherë me emrin e madh. Milani ka ndalur së konsideruari Leaon të paprekshëm (por a ka qenë ndonjëherë vërtet i tillë?) dhe, si gjithmonë, e ardhmja e tij do të varet shumë nga merkato.

Vite më parë, Çelsi kontaktoi Milanin me një ofertë, në një negociatë që nuk u konkretizua kurrë. Ishin kohë të tjera. Sot, për 80 milionë euro, Leao do të largohej pa kërkuar asgjë më shumë.

Nuk përjashtohet që kjo të ndodhë gjithsesi, ndoshta edhe për një shumë më të ulët”. Më tej, Biankin foli për situatën aktuale të sulmuesit portugez:

“Javët në vijim do të jenë shumë të rëndësishme, sepse bisedimet për rinovimin e kontratës kanë qenë vetëm paraprake.

Marrëdhënia mes Milanit dhe Leaos nuk do të prishet, Rafa nuk është ai tip lojtari, dhe Kupa e Botës do t’i japë një dimension ndërkombëtar (dhe, në mënyrë të pashmangshme, edhe një vlerë të re në treg). Sa do të jetë kjo vlerë, askush nuk mund ta dijë tani për tani”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot