Ekipi i futsallit SEEU University ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm, duke qenë tashmë shumë pranë elitës së futsallit në vend.
Në një ndeshje të zhvilluar në Reçicë e Madhe, SEEU University ka mposhtur bindshëm ekipin e Crna Reka Kavadarci me rezultat të thellë 6-1.
Udhëheqësi i skuadrës, njëherit edhe kapiteni, Samir Ramadani shprehët i kënaqur me suksesin e tyre dhe të gjithë ekipit.
Me këtë fitore të rëndësishme, ekipi ka siguruar matematikisht ngritjen në Ligën e Parë të Maqedonisë, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm me paraqitje të qëndrueshme dhe rezultate pozitive.
Ndryshe, SEEU University gjatë këtij sezoni ka regjistruar një numër të madh fitoresh, duke u dëshmuar si një nga skuadrat më të forta dhe më konkurruese në ligë.