Demolli: Kosova është në “luftë” me Zvicrën për një tjetër supertalent të futbollit

- Bota Sot

Demolli: Kosova është në “luftë” me Zvicrën për një tjetër supertalent të futbollit

Unioni i Klubeve Futbollistike Shqiptare në Zvicër po vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në identifikimin dhe orientimin e talenteve të rinj drejt përfaqësimit të Kosovës. Kryetari i këtij unioni, Feti Demolli, në një intervistë për KosovaPress, ka folur për punën që po bëhet në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, për sukseset konkrete me lojtarë të rinj, si dhe për interesimin gjithnjë e më të madh të talenteve nga diaspora për të zgjedhur Kosovën.

Duke folur për bashkëpunimin institucional dhe procesin e përzgjedhjes së lojtarëve, Demolli ka theksuar se unioni, së bashku me federatën, është i autorizuar për grupmoshat që i sjell në Kosovë. Ai ka përmendur se disa nga emrat e njohur tashmë, si Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, janë rezultat i drejtpërdrejtë i këtij angazhimi të përbashkët.

Demolli: Avdullahu dhe Hajdari janë produkt i unionit të klubeve shqiptare në Zvicër

“Ne si union bashkë me federatën jemi të autorizuar për grupmoshat që i sjellim në Kosovës. Njëri prej tyre ka qenë edhe Leon Avdullahu bashkë me Albian Hajdarin, është produkt edhe i unionit të klubeve shqiptare edhe besoj që jo vetëm tani prej kësaj loje por shumë më herët e kemi përkrahjen e prindërve dhe fëmijëve në drejtim vetëm të Kosovës”, theksoi fillimisht Demolli.

Demolli ka folur për ndryshimin e madh që ka ndodhur viteve të fundit në preferencat e talenteve të rinj. Ai ka theksuar se Kosova tashmë është bërë zgjedhja e parë për shumicën e futbollistëve të rinj shqiptarë në diasporë.

Demolli: Tani Kosova është zgjedhja e parë e të gjithë talentëve të futbollit

Kryetari Agim Ademi vije në turnirët e unionit kur i mbajmë në Zvicër. Ka tri vite që jemi në kërkim të Leon Avdullahut, e kemi ditur sigurt që e kemi mbrapa edhe Albian Hajdarin, kështu që është një punë e jashtëzakonshme që bëhet për t’i sjellë lojtarët këtu. Por, fati ynë është që nga pranimit të Kosovës e këndej, na janë hapur rrugët dhe prindërit dhe fëmijët e tyre e kanë qëllimin vetëm në Kosovë të vijnë. Do të thotë, pjesa e Shqipërisë, e Maqedonisë dhe Zvicrën kanë rënë komplet në pjesë të tjera pas Kosovës”, bëri të ditur Demolli.

Në fund, Demolli ka zbuluar se aktualisht janë në bisedime për një talent të jashtëzakonshëm 14-vjeçar që aktivizohet në një akademi të njohur në Francë, duke e cilësuar atë si një lojtar me potencial të madh.

Sipas tij, ekziston një garë me Zvicrën për sigurimin e këtij futbollisti, por ka optimizëm se ai do të zgjedhë Kosovën në të ardhmen e afërt, derisa nuk ka pranuar të zbulojë më shumë detaje.

Demolli: Kosovës së shpejti do t’i thotë “PO” një talent i jashtëzakonshëm

“Në verë i kemi edhe dy kampe të tjera që vijnë prej Kosovës trajnerët për t’i marrë lojtarët dhe tani e kemi një lojtarë të jashtëzakonshëm që besoj se nuk është mirë ta bëjmë publike sepse jemi në diskutime dhe ne kemi luftë me Zvicrën për ta marrë që do të thotë se është një talentë i jashtëzakonshëm, kemi shumë por njëri prej tyre është që vjen direkt në Kosovë. Është një 14 vjeshtë që vjen direkt në Kosovë. Është një 14 vjeçar por është talent i jashtëzakonshëm që luan në Lyon dhe luan mbrojtës, në akademinë ku ka dal Kylian Mbappe, Thiery Henry, është i jashtëzakonshëm, është zgjedhur njëri prej lojtarëve më të mirë për pjesën e Francës në Xhenevë”, zbuloi Demolli.

Ndryshe, me kualitete e mëdha të lojtarëve që tashmë i ka në skuadër, Kosova ishte në prag të kualifikimit në Kampionatin Botëror 2026, pro humbi 1-0 në finalen e playoff-it kundër Turqisë në Prishtinë.

KosovaPress ka provuar të zbulojë identitetin e lojtarit për të cilin bëhet fjalë, por nuk ka arritur të gjejë ndonjë të dhënë zyrtare. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot