Mesfushori: Të ardhmes nuk i dihet kurrë!

- Bota Sot

Mesfushori: Të ardhmes nuk i dihet kurrë!

Chelsea ka një problem të madh. Lojtarët e paguar miliona euro para pak vitesh po bëjnë gjithçka për t’u larguar nga “Stamford Bridge”.

Pak ditë më parë Enzo Fernadez, i cili i kushtoi arkave të klubit rreth 120 milionë euro, la të kuptohej se kërkonte që të transferohej në Spanjë ku Real-i i Madridit është gati ta afrojë në ekip.

Për vendin vakant në “Bernabeu” ka treguar interes edhe Moises Caisedo.

Kolegu i repartit i Fernandez, i cili u ble nga Chelsea për gati 145 milionë euro, gjatë një interviste për “AS”, i është përgjigjur kështu gazetarit që e pyeti nëse do të dëshironte një ditë të luante për Real-in:

“Kam një kontratë me Chelsea-n.

E vërteta është se nuk kam menduar sinqerisht për një klub tjetër, për t’u larguar nga Londra, por në fund të fundit, në futboll nuk i dihet kurrë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot