Gravina godet politikën për stadiumet dhe bastet

- Bota Sot

Gravina godet politikën për stadiumet dhe bastet

Ish-Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka reaguar ashpër ndaj politikave shtetërore, duke ngritur shqetësime serioze për gjendjen aktuale të futbollit në Itali.

Në një deklaratë publike, Gravina kritikoi mungesën e investimeve në infrastrukturë, duke theksuar se stadiumet e vjetruara dhe procedurat burokratike po pengojnë zhvillimin e sportit.

Sipas tij, Italia ka mbetur dukshëm pas vendeve të tjera evropiane në këtë aspekt, gjë që reflektohet edhe në nivelin konkurrues të klubeve.

Një tjetër çështje e ngritur nga Gravina, lidhet me industrinë e basteve dhe politikat fiskale, i cili kërkoi rishikim të sistemit të taksave dhe aplikimin e mekanizmave mbështetës, si kreditë fiskale, për të ndihmuar klubet dhe gjithë sektorin e futbollit.

Ai paralajmëroi se pa ndërhyrje të shpejtë dhe reforma konkrete, futbolli italian rrezikon të humbasë më tej terren në arenën ndërkombëtare.

Deklaratat e tij vijnë në një moment delikat për futbollin italian, duke rritur presionin mbi institucionet për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm në mbështetje të sportit më të ndjekur në vend.

Kujtojmë që Gabriele Gravina të mërkuren dha dorëheqje nga posti i Presidentit të Federatës së Futbollit të Italisë, pasi “Azzurët” dështuan të kualifikohen në Kupën e Botës, për herë të tretë radhazi..



Lexoni të gjitha në Bota Sot