Kreshnik Cjapi do të jetë gjyqtar i ndeshjes Dinamo – Elbasani. Burime të besueshme bëjnë me dije për Newsport.al që arbitri i kolegjiumit të Fierit do të udhëtojë në kryeqytet për të ndarë drejtësi në këtë sfidë që luhet për Kupat e Europës dhe për titull.
Dinamovitët e Ilir Dajës do të tentojnë të marrin një triumf për t’iu afruar Partizanit të vendit të katërt dhe nga ana tjetër, verdheblutë e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç do të provojnë një fitore në mënyrë që të vijojnë luftën e ashpër me Vllazninë për kreun e Superiores.
Kreshnik Cjapi është një emër i njohur në kampionatin shqiptar me një eksperiencë të madhe në elitë. Në vitin që lamë pas, ai u përzgjodh si “Arbitri i Vitit” duke lënë pas Emanuela Rustën, Florjan Latën dhe Juxhin Xhajën.
Sot pritet të jetë në fushë në ndeshjen Dinamo – Elbasani, e programuar të zhvillohet në orën 20:00.