Dinamo i gëzohet rikthimeve

- Bota Sot

Dinamo i gëzohet rikthimeve

Ndeshjet e Kombëtares, tashmë do t’i lënë vendin kampionatit tonë aty ku Dinamo do të përballet sot në “Air Albania” me Elbasanin në kuadër të javës së 30-të të Superiores.

Blutë kanë humbur shumë terren në klasifikim dhe do të synojnë rikthimin te rezultatet pozitive, teksa për të bërë diçka të tillë, kryeqytetasit duhet të bëjnë më të mirën ndaj njërës prej skuadrave më në formë të kampionatit.

Pushimi i Kombëtares i ka dhënë mundësi trajneri Daja që të rikuperojë disa lojtarë megjithatë jashtë mbetet Klevi Qefalija.

Kështu, në portë do të jetë sërish Aldo Teqja i cili është kthyer në të paprekshëm. Në mbrojtje, do të ketë sërish rreshtim me 3, aty ku do të vendosen Dita, Teikseira dhe Naser Aliji. Dy lojtarët e krahut, do të jenë Faton Neziri në të majtë dhe Nani nga e djathta ndërkohë që në mesfushë, pritet të ketë hapësirë për Malomon, Qardakun e rikthyer nga dëmtimi dhe Lorenco Vilën.

Treshja e sulmit do të plotësohet nga Bregu e Berisha në krah, si edhe Guindo rikthehet në qendër të sulmit pas dëmtimit që ka lënë pas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot