Hajdari rikuperohet pas 16 qepjeve në kokë

- Bota Sot

Hajdari rikuperohet pas 16 qepjeve në kokë

Hoffenheimi mund të marrë një lajm të mirë në prag të ndeshjes së radhës në Bundesligë, pasi dy futbollistët nga Kosova, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu, janë pranë rikthimit.

Trajneri Christian Ilzer konfirmoi se të dy lojtarët mund të jenë të gatshëm për ndeshjen e së shtunës ndaj Mainzit, një përballje e rëndësishme në garën për zonën e UEFA Champions League.

Hajdari vjen pas një dëmtimi serioz në kokë të pësuar në ndeshjen “play-off” të Kosova ndaj Turqia. Mbrojtësi mori një prerje mbi vesh që kërkoi plot 16 qepje, por tashmë është në fazë rikuperimi dhe pritet të jetë një opsion për trajnerin.

Nga ana tjetër, Avdullahu, i cili mungoi në ndeshjet e fundit të Kosovës për shkak të një dëmtimi në aduktor, gjithashtu është shumë pranë rikthimit në fushë.

Sfida ndaj Mainzit konsiderohet vendimtare për Hoffenheimin, që po lufton për një vend në Champions League. Pas vetëm një fitoreje në pesë ndeshjet e fundit dhe humbjes së thellë 0-5 ndaj RB Leipzig, skuadra ka rënë në vendin e pestë dhe ka nevojë urgjente për pikë.

“Jemi në fazën vendimtare të sezonit, tani duhet të marrim rezultatet,” u shpreh Ilzer, duke pranuar gjithashtu se skuadra ka humbur efikasitetin krahasuar me fillimin e sezonit.

Megjithatë, trajneri austriak theksoi se ritmi i ulët neto i lojës nuk është strategji e qëllimshme, por varet nga kundërshtarët dhe intensiteti i ndeshjeve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot